Dhuna ndaj personazhit të TikTok-ut, Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

0
23

Reperi i njohur Stresi dorëzohet në policinë e Kosovës pas disa muajsh që ishte shpallur në kërkim

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se Arkimend Lushaj është paraqitur në stacion bashkë me avokatin e tij.

“Rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, u shpreh ai.

Artisti ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë nën dyshimet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë.

 

 

Në këtë incident dyshohet se ishin të përfshirë po ashtu edhe reperi Noizy dhe DJ i këtij të fundit, të cilët po ashtu ishin arrestuar dhe liruar me vendim të autoriteteve kosovare.