Kreu i Shoqatës së Avokatëve, Saimir Vishaj, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Pas goditjeve me sende të forta nga disa persona, avokati ka përfunduar në intubim në Spitalin e Traumës.
Sipas Vishës, ky akt nuk është thjesht një dhunë, por një tentativë vrasjeje ndaj avokatit Mëngjesi.
Ai kërkoi që të gjithë aktorët e shoqërisë të ngrohen dhe të dënojnë njëzëri aktin e dhunës së ushtruar ndaj avokatit.
Ai shtoi se ngjarja nuk ka motive politike, por ka ndodhur për shkak të profesionit.
“Ajo që në na shqetëson sot është vënia dorë ndaj njerëzve të drejtësisë, sidomos avokatëve, pasi kemi në çdo javë një avokat të dhunuar. Avokati ofron shërbim dhe nuk është kjo zgjidhje për të vrarë. Kjo nuk është rrahje e thjeshtë, por është një tentativë vrasjeje. Ngjarja nuk ka motive politike, as majtas as djathtas, por ngjarja është për shkak të detyrës . I lutemi Zotit të dalë nga koma. Autorët kanë dashur të vrasin një nga avokatët më të mirë që ka sistemi i drejtësisë.”, tha ai./ abcnews.al