Dhuna në familje, Çela: Për vitin 2021 ka pasur rritje me 12,39 % krahasuar me vitin 2020

0
109

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka publikuar raportit vjetor të prokurorisë së përgjithshme “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2021” në Kuvend.

Ai tha se në vitin 2021 për veprat penale që lidhen me dhunën në familje, janë regjistruar 1406 procedime penale, me 1234 të pandehur ose me tendenca në rritje 12,39 %.

Kryeprokurori bëri me dije se janë dërguar për gjykim 1037 procedime me 1119 të pandehur, ose me rritje 13,45 % të procedimeve dhe 14,3 % e të pandehurve të dërguar për gjykim, në krahasim me vitin 2020

Çela: Referuar të dhënave statistikore për veprat penale që lidhen me dhunën në familje, në vitin 2021 janë regjistruar 1406 procedime penale, me 1234 të pandehur ose me tendenca në rritje 12,39 % të procedimeve dhe 10,77 % të pandehurve të regjistruar. Janë dërguar për gjykim 1037 procedime me 1119 të pandehur, ose me rritje 13,45 % të procedimeve dhe 14,3 % e të pandehurve të dërguar për gjykim, në krahasim me vitin 2020. Efektiviteti i ndjekjes penale ka qenë i lartë edhe lidhur me veprën penale të dhunës në familje, ku evidentohet se çështjet  e dërguara në gjyq janë në përqindje shumë më të lartë  se ato të pushuara, përkatësisht 84.04 % dërguar gjyqit dhe 15.96 % të pushuara.

Sa i përket politikës penale në veprën penale “Dhuna në familje” kërkesat e prokurorëve lidhur me masat e sigurimit për persona që kanë kryer këtë vepër janë të ashpra, ku 89.22% janë kërkesa për masa sigurimi me arrest. Ndërkohë, në analizë të nivelit të masës së dënimit me burgim evidentohet se në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020: -janë ulur 10 % numri i kërkesave për dënim në minimumin që parashikon ligji, -janë rritur 21.32 % numri i kërkesat për dënimin mesatar që parashikon ligji, dhe -është rritur në shifra të ulta dënimi maksimal me burgim.