Dhuna në Kategorinë e Parë, FSHF nuk fal, ndëshkohet Iliria

0
2

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka marrë vendimet për ngjarjet e javës së fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.

Natyrisht, ashtu siç pritej, u morën vendimet për ndeshjen e anuluar për shkak të dhunës, Iliria-Skënderbeu. Adolf Selmani, Brajan Selmani dhe Bruno Arrabal, janë pezulluar me nga katër ndeshje.Iliria është gjobitur dhe është e detyruar që ndeshjet e mbetura të edicionit t’i luajë në fushë asnjanëse, e ndodhur të paktën 50 km larg stadiumit “Redi Maloku”. Më 17 dhjetor, në stadiumin “Elbasan Arena”, është programuar të luhet ndeshja Iliria-Skënderbeu.