Dhunë në mes të fushës në Kategorinë e Dytë, në Gramsh goditet arbitri me grusht

0
115

Ndeshja mes Gramshit dhe Valbonës e luajtur në javën e 13-të në grupin A në Kategorinë e Dytë është ndërprerë. Në minutën e 54′ të sfidës një moment tensioni ka ndodhur teksa shifrat ishin 1-1.

Futbollistët e Valbonës kanë pretenduar për një penallti dhe arbitri e ka akorduar.
Duke qenë se futbollistët e Gramshit nuk e kanë pranuar si vendim i janë kthyer arbitrit duke e goditur me grusht. Menjëherë arbitri kryesor Anxhi Lushi e ka ndërprerë lojën duke mos lejuar të vazhdonte më.