“Dhunohej nga gruaja dhe të bijat”, babai u vra nga vajza, kryeplaku i fshatit: E linin dhe pa bukë!

0
2

Fshati Frashër i Fierit u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, ku vajza vrau babanë me tel dhe më pas u ndihmua nga e ëma për të fshehur krimin.

Kryeplaku i fshatit, është shprehur se të gjithëve në zonë u ka ardhur keq për vrasjen e 56-vjeçarit, Anesti Rama.Ai e përshkruan viktimën si një njeri punëtor dhe i qetë, ndërsa shton se ka pasur probleme në familjen Rama dhe se gruaja me vajzat e linin pa bukë të ndjerin.

Ndër të tjera, kryeplaku tha se ka qenë dëshmitar okular kur familjaret e dhunonin.

“Anesti ka qenë burrë i mirë, punëtor, por ka pasur probleme familjare me gruan, fëmijët. Nuk shkonte mirë.

“Anesti ka qenë burrë i mirë, punëtor, por ka pasur probleme familjare me gruan, fëmijët. Nuk shkonte mirë.

Arrinte sa e linin pa bukë të shkretin, ankohej tek unë. ‘Duan të më nxjerrin nga shtëpia’ më thoshte. Ata merrnin ndihmë ekonomike, i kam ndihmuar sa kam mundur.

Kush e di sa herë ka shkuar policia në shtëpinë e tyre. Unë nuk dija gjë, kur shkova afër banesës ishin ata të krimeve aty.

Thanë se i kishte rënë infarkt, por e kishin mbytur. Na ka ardhur të gjithëve keq, se ishte djalë pa llafe, punëtor. Ato nuk e trajtonin mirë. Viktima punonte në një firmë private.

Ai vetëm ankohej i shkreti. E rrihnin, godisnin në syrin tim. Ça të them unë… ato ha, pi ,rri dhe punonte ai i shkreti.

Jemi të prekur shumë si fshat. Janë tre vëllezër këta. Njëri prej tyre e mori në Greqi ku punoi atje dhe bëri shtëpinë. Familja i thoshin ‘ik nga shtëpia, s’të duam’.”, tha ai për Top Channel.