Dhunoi 61-vjeçarin dhe i vodhi portofolin me lekë, një i arrestuar në Fier

0
137

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi dhunoi dhe grabiti një qytetar.

41-vjeçari ka goditur dhe i ka marrë portofolin me lekë shtetasit V. D. Ky i fundit ndodhet në spital për shkak të goditjeve që ka marrë.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin H. L., 41 vjeç, banues në Pishporo, pasi ka goditur dhe i ka marrë portofolin me një shumë lekësh në të, shtetasit V. D., 61 vjeç, banues në Pishporo, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.