Dhunoi familjarët, kapet 29 vjeçari në Elbasan, çfarë gjeti policia në banesë

0
408

Një 29 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet se ka dhunuar familjarët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, ku falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në këtë familje, duke kapur dhe ndaluar 29-vjeçarin që ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij.

Gjithashtu në pranga është vënë në pranga 29-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje.

Vihet në pranga 29-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar familjarët e tij, menjëhere kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në lagjen “28 Nëntori”.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në këtë familje, duke kapur dhe ndaluar 29-vjeçarin që ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. Zh., 29 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.