Dhunoi fizikisht arbitrin gjatë ndeshjes, vihet në pranga futbollisti

0
198

Dhuna ka kapluar sfidën mes Shënkollit dhe Sopotit, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të grupit A të Kategorisë së Dytë.

Gjyqtari kryesor, Abdurrahman Kadria është goditur nga kapiteni i Shënkollit me kokë.

Mësohet se arbitri ka shkuar menjëherë për mjekim në spitalin e Lezhës, pasi ka pasur një të çarë në pjesën e fytyrës. Loja nuk ka vazhduar më dhe tashmë ngjarja mbetet për t’u shqyrtuar nga organet e FSHF.

Ja njoftimi i Policisë:

“Me datë 28.10.2023, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bledar Pjeter Zefi, ( futbollist i ekipit të Shënkollit, kategoria e 2, Lezhë) i dtl 06.09.1992, lindur dhe banues në Lezhë, sepse gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, kategorisë së dyte midis ekipeve të “Shënkollit” dhe “Sopotit” të Librazhdit, ka goditur me grusht arbitrin e ndeshjes shtetasin Abdurraman Kadriu, lindur ne Peshkopi dhe banues ne Tirane, i cili po merr mjekim ne Spitalin rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i K.Penal, dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës së Pareë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i uniformave blu, pasi agresori është arrestuar në flagrancë pa Policia e Lezhës.  Madje kemi edhe njoftimin zyrtar të Policisë, e cila njofton arrestimin në falgrancë të kapitenit të Shënkollit, Bledar Zefi./h.ll/abcnews.a