Dhunoi kamarierin në Vlorë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë

0
4

Pas përfshirjes në një konflikt fizik jashtë orarit të shërbimit, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

Oficeri, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me shtetasin Leart Bimo, dhunuan fizikisht një kamarier të ri, pas një incident banal lidhur me porosinë e një shishe uji.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në ambientet e një hoteli të njohur në qytetin e Vlorës. Viktima, 18 vjeç, ka marrë goditje në fytyrë dhe qafë, ndërsa dhuna është denoncuar menjëherë dhe është bërë objekt hetimi nga autoritetet.

Policia e Shtetit njofton se oficerët e përfshirë në sjellje të papërshtatshme apo akte dhune do të përballen me masa të menjëhershme disiplinore dhe ligjore.