Dhunoi kolegen në kompaninë ku punonte, pranga agresorit

0
174

Një 63-vjeçar, banues në Fier, është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj koleges së punës. Policia thekson se i arrestuari është shtetasi A.K, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. K., 63 vjeç, banues në Fier, pasi në ndërmarrjen ku punon, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje”, njofton policia.

Ardit Murataj