Një 37-vjeçar është vënë në pranga në Berat, pasi dyshohet se ka ka goditur me send të fortë, babanë e tij.
Po ashtu, nën hetim është vënë një 43-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 59 vjeç.
Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 33 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 64 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të metejshme.
Top Channel