Dhunoi shefin e financës, shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu

0
2

Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu. Vendimi erdhi pas denoncimit se ajo kishte dhunuar shefin e financës së spitalit.

Irini Shehu është kryetare e Këshillit Bashkiak të Dibrës si përfaqësuese e PS.

Në zgjedhjet parlamentare të 2021, Irini Shehu ka kandiduar për PD-në.

Si ndodhi ngjarja e paprecedentë

 

 

Shaban Uklala 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë përgjegjës finance është paraqitur në komisariat disa ditë më parë dhe ka kallëzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga Irini Shehu 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë drejtoreshë e spitalit.

Pas fyerjeve personale mes drejtoreshës Irini Shehu dhe shefit të Financës, Shaban Uklala gjatë një mbledhje të stafit, është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë.

Mësohet se drejtoresha i ka shkuar në zyrë Uklalës dhe gjatë përplasjes verbale ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar demtime. Uklala është qepur dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin.

Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura.

(BalkanWeb)