Këngëtari Ricky Martin thotë se nuk është e vërtetë që ndaj tij është lëshuar një urdhër ndalimi për dhunë. Urdhri u nënshkrua të premten pasi autoritetet morën një ankesë nga një burrë. Sipas gazetës portorikane El Vocero, personi në fjalë kishte qenë në një lidhje për 7 muaj me këngëtarin para se të ndaheshin.
Personi i paidentifikuar pretendon se Martin nuk e ka pranuar ndarjen dhe është parë pranë shtëpisë së tij të paktën tre herë. Sipas El Vocero, ata “u ndanë dy muaj më parë, por i padituri [Martin] nuk e pranon këtë. Ai e telefonon shpesh. Përveç kësaj, ai e ka parë rreth banesës së tij të paktën në tre herë. Personi ka frikë për sigurinë e tij”
Ndërkohë, këngëtari është shprehur se urdhri bazohej në akuza “plotësisht të rreme” dhe ai u zotua se do të përballet me fakte.