Dhunuan avokatin/ Zbardhet dëshmia e një prej protagonistëve: Nuk kishim qëllim t’i shkaktonim dëmtime

0
71

Zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit Dorjan Aliaj, i cili u vetëdorëzua ditën e djeshme në polici për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi në zonën e ish-bllokut, në Tiranë.

Aliaj ka pranuar qe ka qenë pjesë e sulmit ndaj avokatit. Ai ka shpjeguar se ka qenë një nga personat qe ka goditur Sokol Mëngjesin. Më tej Aliaj, ka thënë se e kishin ndjekur dhe planifikuar sulmin ndaj avokatit, dhe rrinin vazhdimisht duke komunikuar me 3 të afërmit e tij për lëvizjet e avokatit Sokol Mëngjesi. Aliaj po ashtu ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave.

Ndërkohë Dritan Nano i cili po mbahet në polici, ka mohuar që të jetë porositës i kësaj ngjarje duke mos pranuar të bashkëpunojë me policinë. Megjithatë nga të gjitha hetimet e bëra nga policia është krijuar bindja se Nano është personi që organizuar të gjithë dhunën ndaj avokat Sokol Mëngjesi pasi nuk donte të paguante detyrimet në ngarkim të tij për avokatin Mëngjesi.

Për Sokol Mëngjesin vazhdon monitorimi intensiv në reanimacion nga stafi mjekësor, në gjendje të rëndë shëndetësore.