Dhunuan dhe dogjën 61-vjeçarin, kjo është gruaja që bashkë me të birin dhe një tjetër vranë 61-vjeçarin për borxhin në Tiranë

0
126

Gruaja në foto është Marjeta Karaj, e cila së bashku me të birin dhe një person tjetër vranë dhe dogjën një 61-vjeçar për një borxh.

Ngjarja ka ndodhur në 2017, por policia sot ka identifikuar viktimën dhe ka arrestuar personat që kryen ngjajren e rëndë.  I pajetë dhe me trupin e djegur është gjetur Menduh Kurt-Deda 61 vjeç.

Policia arrestoi Gazmir Ngota, 39 vjeç dhe Marjeta Karaj, 56 vjeçe, të dy banues në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim Besmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, djali i Marjeta Karajt.

Nga hetimet rezulton se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer rreth 1 milionë lekë, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, shtetasit Karaj dhe Ngota, e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

 

Djali i Marjeta Karajt, bashkëpuntor në vrasje