Dhunuan modelen në mes të restorantit, dorëzohen në polici dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha

0
58

Dorëzohen në polici dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat dhunuan disa javë më parë modelen Klea Prenga. Ngjarja ndodhi në muajin gusht në një restorant në kryeqytet.

Klea Prenga denoncoi publikisht ngjarjen, duke publikuar foto të plagës në fytyrë dhe duke akuzuar dy motrat Berisha, të cilat u shpallën në kërkim nga policia si të përfshira në ngjarje.

Të dyja motrat, sipas policisë, në bashkëpunim me njëra-tjetrën në ambientet e një restoranti në Tiranë, kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë 24-vjeçaren./abcnews.al