Këngëtarja e njohur Dhurata Dora ishte mbrëmjen e kaluar në Elbasan ku dhuroi një performancë brilante tek bar Torelli Lounge. Qindra fansa të saj ishin të pranishëm në ambientet e lokalit duke ezauruar të gjithë kapacitetet e tij. Siç duket edhe nga videot publiku e shoqëroi këngëtaren në çdo performancë të hiteve të saj duke kënduar e kërcyer njëkohësisht me të.
Publiku i zjarrtë e shoqëroi kengetaren gjatë gjithë performancës duke bërë që shpesh herë edhe vetë këngëtarja të emocionohej nga të pranishmit. Atmosfera e zjarrtë vijoi nën ritmet e këngëve më të dëgjuara të këngëtares. Fansat e “çmendur” të këngëtares patën mundësi të shkrepnin edhe një foto me të. Padyshim as këtë herë nuk munguan koktejlet e pafundme nga baristet e Torellit të cilët përmes artit të tyre bën që të pranishmit të kalonin akoma më bukur. Torelli Lounge bar premton se festat nuk do mbyllen me kaq pasi në vijim emrat më të njohur të artistëve do të jenë të pranishëm për të dhuruar spektakël në Elbasan .. Vetëm kujdes…. vera do jetë e nxehtë tek Torelli.