
Me rritjen e çmimit të naftës, një nga sektorët që preken më së shumti është ai i transportit.
Që prej fillimit të kësaj jave, ka nisur rritja e çmimeve të biletave të transportit, ndërsa një kategori që do të duhet të paguajnë para shtesë janë edhe mësuesit.
Në një mesazh që i është dërguar deputetes Albana Vokshi në rrjetet sociale, mësuesit ankohen se sot janë përballur me rritjen e çmimit të biletës, gjë e cila nuk iu kompesohet nga qeveria dhe Ministria e Arsimit.
Postimi i Vokshit:
DHURATA e Qeverisë për mësuesit në këtë 7 mars!
– Bileta vajtje – ardhje për një mësues: nga 300 lekë është bërë 400 lekë.
– Qeveria kompenson vetëm 160 lekë në ditë.
– 240 lekë në ditë i paguajnë vetë mësuesit.
– 53 mijë lekë më pak në muaj në xhepat e mësuesve. 53 mijë lekë më e ulët paga reale e mësuesve!!
Lexoni më poshtë mesazhin e një mësuesi.
I kërkoj Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit të marrë masa urgjente për kontrollin e cmimin të biletave të tranaportit për mësuesot, osë të bëkë kompensimin e plotë të transpprtit për cdo mësues sic ligji përcaktpm!!!
Ftoj mësesit të reagojnë për të drejtat e tyre, të drejtat e fëmijëve të tyre.fax web
