Angel Di Maria është bërë lojtari me më së shumti gola të asistuara (104) në historinë e klubit të PSG-së.
Argjentinasi asistoi në golin e shënuar nga Kylian Mbappe në finalen e Kupës së Francës dhe kësisoj theu një rekord të klubit, raporton lajmi.net.
Di Maria njihet për lojën e tij të mirë me top dhe gjithashtu edhe për asistimet e tija të jashtëzakonshme.
Për këtë rekord, e ka uruar edhe braziliani Neymar, duke postuar një foto në llogarinë e tij në instagram.
33 vjeçari mund ta zgjasë këtë rekord akoma më shumë, pasi nuk ka indikacione se ai do të largohet nga klubi parisien.
Lojtari ka tejkaluar Safet Susic, i cili kishte 103 asistime./Lajmi.net/