Para disa ditësh në rrjet qarkulloi një foto e Beyonces e cila kishte të vënë në qafë njërin prej diamanteve më të shtrenjë në botë
Ky xhevahir kushton 22.9 milionë paund dhe është krahasuar me një “diamant gjaku’.
Ajo u bë gruaja e parë me ngjyrë, dhe personi i katërt që ka mbajtur diamantin Tiffany, 128 karat, shkruan “The Sun”.
Një burim i afërt i këngëtares ka treguar se ajo ishte shumë e mërzitur pasi ka zbuluar për historinë e diamantit në fjalë.
Xhevahiri u nxor nga miniera Kimberly në Afrikën e Jugut në 1877 nga puna e zezë në kushte të tmerrshme e paguar shumë pak.
Punëtorët detyroheshin të punojnë me shpejtësi dhe në kushte të vështira duke shkaktuar shpesh aksidente fatale, madje ata nuk kishin as natyral pë të konsumuar.