Policia belge ka kryer një aksion të befasishëm kundër mafias shqiptare mëngjesin e sotëm, duke vënë në pranga 30 anëtarë të grupit të trafikimit të drogës.
Mediet vendase njoftojnë se janë sekuestruar armë, kokainë, para, ora luksoze, diamante dhe automjete.
Banda kriminale shqiptare kishte marrëdhënie të drejtpërdrejta me rrjete trafikantësh droge në Amerikën e Jugut (Kolumbi, Meksikë, etj.) dhe trafikonte drogë dhe armë në të gjithë botën, shkruajnë mediet belge.
Në kuadër të operacionit policia belge ka bastisur 30 shtëpi, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe 100 persona në 7 vente të ndryshme të Europës, që implikohen në bandën e trafikimit të drogës.
“Nuk është hera e parë që mafia shqiptare në vendin tonë merr një goditje të tillë.”, tha Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit.
Aksioni i se njëjtës natyre ka nisur edhe në disa vende të tjera të Europës si Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci dhe Holandë.