Diaspora, mbi 96 mijë vota/ Më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia

0
3

Mbi 85 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë e kanë zgjedhur preferencën politike. Zarfet me fletet e tyre të votimit kanë mbërritur në Parkun Olimpik. Ato do të qëndrojnë të grupuara sipas qarqeve dhe do të hapen më 11 maj, në të njëjtën kohë kur nis edhe numërimi për fletët brenda vendit.

Mirëpo kur na ndajnë vetëm 11 ditë nga zgjedhjet, 29.358 zarfe ende nuk janë tërhequr nga zgjedhësit, kryesisht në Greqi.  Për këtë arsye edhe ambasada shqiptare në shtetin fqinj ka njoftuar se pikat e kompanisë postare në Athinë dhe Pire do të punojnë më orë të zgjatura.

Nga ana e tyre edhe partitë politike kanë shprehur shqetësime lidhur me problematikat që po hasin emigrantët në marrjen apo dërgimin e fletëve të votimit kryesisht në Greqi dhe Itali