“Diaspora”, testohet platforma elektronike/ Celibashi: Garanton standardin më të lartë të sigurisë

0
2

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar dhe ka testuar testimin operacional teknik të Platformës Elektronike të Regjistrimin, i cili u krijon mundësinë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar nga zgjedhjet e përgjithshme të 2025.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha se platforma gëzon të gjithë cilësitë që duhet t’i gëzojë në këtë proces.

“Platformat gëzon të gjitha ato cilësi që duhet të gëzojë. Kemi ndërtuar një platformë, e cila siguron plotësisht mbi identitetin e atij që aplikon. Krahasuar kjo me të ngjashmet e saj, përbën standardin më të lartë të sigurisë”, tha Celibashi.

Platforma përbëhet nga dy module kryesore: Moduli i regjistrimit, ku zgjedhësit paraqesin kërkesat e tyre për regjistrim, dhe Moduli i shqyrtimit të kërkesave, që mundëson verifikimin dhe menaxhimin e tyre nga autoritetet përkatëse./abcnews.al