Diell dhe rritje temperaturash, si do të jetë moti sot?

0
128

Deri në orët e mesditës parashikohet që moti i kthjellët të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Ndërsa në orët e pasdites parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin. Orët e mbrëmjes dhe natës sërish do ti bëjnë kthjellimet më të dukshme në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C.