Ndyshimet e temperaturave kanë bërë që në urgjencën e Elbasanit të paraqiten mbi 200 persona çdo ditë për ndihmë mjekësore. Sipas shefit të shërbimit të urgjencës ndryshimi i temperaturave dhe virozat stinore kanë shtuar fluksin në urgjencë. Gjatë këtyre ditëve kur temperaturat në Elbasan do të jenë shumë të larta mjeku këshillon sidomos qytetarët të shmangin konsumin e pijeve alkolike pasi shumë prej tyre po shfaqin probleme serioze me shëndetin si pasojë e konsumit të alkolit.
Ballina ELBASANI SOT Dielli dhe alkoli sëmurin elbasanasit! Mbi 200 pacientë çdo ditë në urgjencë...