Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit.
Dy makinat të tipit “Benz” ishin parkuar pranë njëra-tjetrës tek ish-Uzina e Radios dhe Televizorëve.
Mësohet se një nga mjetet është e kryeinxhinierit të OSHEE, Arben Alushi.
Ashtu siç edhe shihet nga pamjet pjesa e përparme e makinave është shkrumbuar, ndërkohë që ende nuk ka informacione në lidhje me shkaqet e ngjarjes, dhe nëse ajo është e qëllimshme apo jo.
Policia e Durrësit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar lidhur me djegien e dy mjeteve.
Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e detajeve.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr.
Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies s