Digjen dy shtëpi. Një në Gramsh një në Cërrik

0
339

-Më datë 25.02.2024, në fshatin Gostimë, Cërrik, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. Z., 36 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të pjesshme materiale.
-Më datë 26.02.2024, në fshatin Irmath, Gramsh, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. M., 47 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të pjesshme materiale.

Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rasteve./elbasani flash