Digjen mbetjet në Vlorë/ Kryebashkiaku Dredha: E patolerueshme, kallëzim penal përfshi institucionet që varen nga bashkia

0
2

Kryebashkiaku Ermal Dredha ka reaguar për zjarrin në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Dredha e ka konsideruar si të patolerueshme, teksa u shpreh se bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia.

  • Sipas tij, janë marrë masat e menjëhershme për shuarjen e zjarrit.“Si pasojë e një rrethane të përsëritur dhe të patolerueshme të zjarrëvënies së qëllimshme apo papërgjegjshmërisë njerëzore, në fushën e mbetjeve, bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia. Organet ligjzbatuese janë vënë në veprim për të dënuar cilindo që përpiqet të dëmtojë imazhin e qytetit në nisjen e sezonit turistik. Sidoqoftë, janë marrë masat e menjëhershme për shuarjen e zjarrit dhe mospërsëritjen e kësaj ngjarje të shëmtuar!”, shkruan Dredha në Facebook.