Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Lalar në Patos.
Nga flakët janë përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre.
Në vendgjarje ndodhen dy zjarrëfikëse të Fierit dhe Patosit që kanë mundur të kryejnë shuarjen e flakëve.
Gjithashtu një vatër zjarri ka rënë edhe pranë një kabine elektrike në lagjjen ”1 maji” në Patos.
Djegia e disa plehrave urbane ka vënë në rrezik kabinën elektrike të lagjes kryesore .
Pranë saj ndodhet edhe një shkollë e kopësht por fatmirësisht nuk janë shkaktuar dëme.
Zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
/Ora News.tv/