Digjet ‘Audi’ në Elbasan, ishte e parkuar pranë banesës së pronarit

0
341

Një makinë është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen ‘Vullnetari’, ku është shkrumbuar mjeti tip “Audi” me targë AA 019 SC.

Mjeti i djegur ishte në pronësi të shtetasit Hyrjan Boshnjaku, i cili e kishte parkuar pranë pallatit ku banonte.

Zjarrfikësit sakaq kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrevenies.

Elbasani Flash