Digjet automjeti në Lushnje, detajet e para të ngjarjes, ja çfarë raportohet

0
237

Nga burimet bëhet me dije se është djegur një automjet tip Ford rreth orës 6 të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të lagjes Savër të Lushnjes. Drejtuesi i mjetit kishte ardhur punëtorët si çdo mëngjes dhe kishte parë të dilte tym nga pjesa e motorrit. Ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se mjeti të digjej totalisht. Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të Zjarrfikësve pas njoftimit, nga mjeti nuk ka mbetur asgjë. Fatmirësisht në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet. Sipas të dhënave paraprake të policisë shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike pasi mjeti ishte i ndezur.