Digjet Elbasani, temperaturat deri në 42 °C

0
52

Sipas MeteoAlb  Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane duke bërë që; moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit ku vlera ekstreme priten në qarqet; Elbasan; Berat dhe Gjirokastër deri në 42 gradë celsius.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR maksimumet do të ulen lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C vlera minimale në Ersekë deri në 41°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.