Digjet ‘FUORISTRADA’ gjatë natës në Vlorë, merr flakë edhe makina tjetër pranë saj

0
289

Një makinë tip “Mitsubishi Pajero” me targa AA 700 YO është djegur gjatë kësaj orëve të para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, teksa ka qenë e parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Nga flakët është përfshirë edhe një makinë tjetër tip “Opel” që ndodhej pranë saj.

Dyshimet e para të policisë janë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që ambulanca ka shkuar nëvendngjarje dhe ka shuar flakët.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ka marrë flakë në parkim automjeti tip Mitsubishi Pajero, në pronësi të shtetasit M.N, i cili si pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme.

Po punohet për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 newsbomb