Digjet makina , kamerat kapin autorin, si u fut dhe i vuri flakën

0
308

Një makinë është djegur në fshatin Juban në Shkodër.

Gazetari i ABC, Simon Shkreli raporton se makina ndodhej në një servis kur rreth orës 02:00 persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin.

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person që futet dhe i vendos zjarrin makinës.Grupi hetimor ka marrë në pyetje pronarin e makinës dhe po punon për kapjen e autorit./