Mbrëmjen e sotme një makinë ka marrë flakë në afërsi të tunelit në Elbasan.Mësohet se automjeti i përfshirë nga flakët është i tipit “Benz”. Sipas të dhënave ai ka marrë flakë si shkak i një defekti teknik në pjesën e motorit.Shoferi i mjetit ka ndaluar menjëherë kur ka parë zjarrin, ndërkohë që ka ljmëruar policinë dhe zjarrëfikësen.Nga ngjarja nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.