Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, njësia Administrative Tregan, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Banesa i përket shtetasit Arif Paeshti.
- Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur mjetet zjarrfikëse nga Bashkia Elbasan për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit në banesat përreth.
Si pasojë e zjarrit, katër anëtarë të familjes kanë mbetur në qiell të hapur, në një kohë kur temperaturat në zonë janë mjaft të ulëta dhe shënojnë vlera negative.
- Balkanweb


