Digjet një shtëpi e vjetër në qendër të Elbasanit

0
2

Elbasan

Digjet një shtëpi e vjetër në qendër të Elbasanit

 

Një shtëpi e vjetër u përfshi nga flakët mesditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit. Zjarri, i cili shpërtheu rreth orës 12.00 shkaktoi panik te banorët e zonës për shkak të afërsisë me banesa dhe biznese të tjera.Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me tre mjete dhe 10 efektivë, të cilët bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve brenda një ore. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por shtëpia është dëmtuar rëndë.Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.