Digjet stalla me gjithë derra/ Në Ravonik të Korçës, flakët kanë rënë aksidentalisht

0
85

Një zjarr mëngjesin e sotëm shkrumboi një stallë me derra në fshatin Ravonik të Korçës.

E gjithë gjëja e gjallë dhe baza ushqimore u dogjën plotësisht ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale.

Për pronarin e stallës Daniel Frashëri kjo ishte e vetmja mundësi të ardhurash të cilën tregon se e kishte ngritur me shumë sakrificë. Për babanë e dy fëmijëve tani gjithçka është më e vështirë ndaj ai kërkon ndihmë

Ngjarja ndodhi rreth orës 7.50 minuta dhe ishte babai i pronarit të stallës i cili zbuloi çfarë kishte ndodhur.

Ai shkoi si çdo mëngjes për tu kujdesur për derrat por pa se stalla ishte në flakë dhe pavarësisht përpjekjeve nuk mundi të shpëtonte asgjë.