Mbi 500 banorë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimeve në rrjetin shpërndarës, në Qarkun Elbasan. Kanë vijuar edhe sot probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona.
Në total, 514 abonentë në Qarkun Elbasan rezultojnë aktualisht pa energji elektrike. Mësohet se po punojnë për riparimin e dëmtimeve, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se rikthimi i furnizimit me energji elektrike nuk do të vonojë.
Nga Rajoni Elbasan, Fidri 2 i Nënstacionit “Përparim” është pjesërisht jashtë funksionit, duke lënë pa energji elektrike 164 abonentë në zonat Garunje dhe Cacabeze. Ndërkohë, Fidri 2 i Nënstacionit Prrenjas ka pësuar dëmtime në shtyllat e tensionit të mesëm, si pasojë e përplasjes së një automjeti, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë për 390 abonentë në zonën e Radokalit.
Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse, në koordinim me shtabin e emergjencave, për të garantuar normalizimin sa më të shpejtë të shërbimit dhe sigurinë e qytetarëve.


