
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale pas një postimi në InstaStory, ku ndau një mesazh që thoshte:
“Unë vërtet dua të jem në epokën time të vajzës së butë, por nuk mundem sepse të gjithë burrat në planet janë në epokën e tyre të vajzës së butë tani. Dhe dikush duhet të jetë burri.”
Pas këtij postimi, Rexha publikoi edhe një video ku shpjegoi më tej mendimin e saj mbi këtë temë. Ajo shprehu mbështetjen për burrat që lidhen me anën e tyre femërore, por theksoi se për shkak të kësaj prirjeje, ajo ndjen presionin e të qenit si burrë dhe grua njëkohësisht:
“E mbështes që djemtë të jenë më të lidhur me anën e tyre femërore, më pëlqen kjo për ju. Por është e vështirë të jesh në epokën tënde të vajzës së butë kur të gjithë djemtë janë gjithashtu në këtë fazë. Ndjehem sikur duhet të jem dhe djalë dhe vajzë në të njëjtën kohë.”
