Gjatë kësaj jave priten që të përjetohen stinët e pranverës, dimrit dhe verës. Me temperatura maksimale 29 gradë Celsius dhe me ato minimale deri në -1 gradë Celsius në zonat malore.
Metorologoia Lajda Porja thotë se dita e martë e mërkurë do të jetë e shoqëruar me reshje shiu, ndërsa dita e enjte dhe premte do të pasojë me reshje dëbore në zonat malore.
“Një javë shumë dinamike kjo. Sot do të mbetemi n kushtet e motit tipit të verës, me temperatura deri në 29 gradë Celsius.
Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë tipare të pranverës, do të kemi vranësira rrebeshe shiu, rënie të temperaturave deri në 25 ose 26 gradë Celsius. Do të kemi një ndryshim total të motit, ku dita e enjte dhe e premte do të ketë tipare dimri. Rikthen reshjet e dëborës në zonat malore, kryesisht në verilindje. Ulen ndejshëm temperaturat me 4-5 gradë Celsius, duke bërë që temperatura minimale të shkojë në -1 gradë Celsius në zonat malore, ndërkohë temperaturat maksimale nuk do të shkojnë më shumë se 21 gradë Celsius. Pra kjo javë do i ketë të gjitha stinët bashkë, pranverë, dimër dhe verë”, tha Porja.
Kushte të ngjashme atmosferike pritn te jëne edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Po ashtu problem do të jenë parametrat e erës, ku në Kosovë pritet që era të shkojë në 55 kilometra në orë.
“Për sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të jenë në ndikimin e alternimeve, kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë reshje shiu, ndërsa dita e enjte dhe e premte do të sjellë reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës dhe në zonat e izoluara të Maqedonisë së Veriut.
Temperaturat e larta do jenë prezente vetëm ditën e sotme. Nga dita e martë e deri në të premte, do të ketë ulje të temperaturave, duke bërë gjë që temperatura maksimale pritet të shkojë në 18 gradë Celsius.
Për sa i përket parametrave të erës, në Shqipëri pritet të arrihet në 70 km/h, ndërsa në Kosovë 55 km/h, por edhe në Maqedoninë e Veriut pritet që të ketë erë relativisht të fortë.”, përfundoi Porja. /abcnews.al