Dimër në Pranverë në Korçë, rikthehen reshjet e dëborës, si paraqitet situata në akset rrugore

0
99

Dimër në Pranverë në Korçë. Sipas informacioneve në qarkun e Korçës janë rikthyer reshjet e shiut dhe të dëborës, të cilat kanë qenë me një intensitet të ulët.

Temperaturat variojnë nga -1 gradë deri në 2 gradë.Në rrugën e Dardhës u krye kripësja pjesore në pjesën e rrugës km 8 – km 13 në mënyrë që të mos rrëshqasin makinat.

Sakaq sa iu takon akseve rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka pasur probleme.