DISA FAMILJE NË BUJARËS TË ELBASANIT MBESIN TË IZOLUAR PASI NUK KANË RRUGË PËR TË SHKUAR TEK URA

0
2

Disa familje në fshatin Bujars në bashkinë e Elbasanit kanë mbetur të izoluara pasi banesat e tyre nuk kanë rrugë për të kaluar përroin që i lidh me rrugën kryesore. Ndërtimi i urës që u bë disa kohë më  parë nuk është i aksesueshëm për këto familje pasi që të shkojnë tek ura nuk kanë rrugë. Ata thonë se janë totalisht të izoluar dhe në mes të hallit. Kur u ndërtua ura askush nuk i pyeti.

Ata thonë se nuk kalojnë dot deri tek ura për shkak se “rruga” provizore është oborri i një banese private. Thonë se kur kanë raste urgjente detyrohen ti marrin njerzit në krahë për të kaluar përroin. Më shumë frikësohen për fëmijët e vegjël.

Pasi provuan të gjitha instancat dhe askush nu ki dha zgjidhje problemit të tyre këta banorë iu drejtuan antarit të këshillit bashkiak të Elbasanit Erion Murataj për të denoncuar publikisht problemin e tyre.

Gjatë ditëve me reshje kur rritet edhe niveli i ujit të përroit banorët nuk dalin dot nga shtëpitë dhe fëmijët nuk shkojnë në shkollë ndaj kërkohet një zgjidhje edhe për ta.