Disa këshilla se çfarë duhet të konsumojmë kur jemi me agjërim

0
281

Të ushqyerit gjatë muajit të Ramazanit është me rëndësi të veçantë. Është dhe shumë e rëndësishme që t’i kushtojmë vëmendje se çfarë lloji dhe çfarë sasie ushqimi të marrim gjatë kohës së syfyrit dhe iftarit.

Ja disa nga këshillat e dietologëve

• Merrni sasi të mjaftueshme të ujit apo lëngjeve (rreth 2 litra).

• Kujdesuni që ushqimi që merrni të përmbajë të gjithë përbërësit e nevojshëm si proteinat, karbohidratet si dhe yndyrat e shëndetshme si dhe të kemi prezencë të vitaminave dhe mineraleve.

•Qëndroni larg ushqimeve me yndyrë, sheqer, brumërave.

• Gjatë periudhës së agjërimit, të gjithë ata që mbajnë Ramazan, ushqehen në dy vaktet kryesore, siç janë iftari dhe syfyri, por është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve, për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye, mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit ose para gjumit së paku 1 orë.

• Duhet të përdorim ushqim që tretet lehtë dhe shpejtë për iftar, ndërsa për syfyr ushqim që përpunohet ngadalë.

• Mos ndaloni aktivitetet ku kërkohet edhe angazhim fizik e intelektual si mësimi, studimet, puna etj.