Disa këshilla sesi Lulja e Krishtlindjes t’ju rezistojë gjatë

0
189

Në këto ditë festive lulja më domethënëse që zbukuron festat e fundvitit është euforbia, apo e quajtur ndryshe lulja e Krishtlindjes. Gjethet e gjelbra dhe lulet e kuqe që lulëzojnë në këtë stinë dimërore, u japin tjetër atmosferë shtëpisë. Kjo është dhe arsyeja, përse këtë periudhë kjo lule është ajo që dhurohet më shpesh.

Megjithatë,  ndoëse quhet Lulja e Krishtlindjes, ajo është një bimë tropikale e nuk ka lidhje me vendet apo motin e ftohtë. Duke patur këtë parasysh e disa këshilla që do ju japim më poshtë, e sigurtë që kjo lule do ju rezistojë gjatë.

• Shmangni ujitjen e tepërt, prisni derisa dheu të jetë i thatë. Ujin e tepërt që kullon në fund të vazos mos e lini aty, pasi dëmtohen gjethet

• Kini kujdes se mos vyshken gjethet. Kjo ndodh nga ujitja e tepërt, por edhe kur nuk e ujitni si duhet. Ndaj duhet të zbatoni gjithmonë rregullin e mësipërm.

• Vendoseni vazon me lule pranë dritares, në mënyrë që të thithë rrezet e diellit, por mos e ngjishni pas saj, pasi rrezet e ngrohta dhe ftohtësia e xhamit e dëmtojnë.

Lulet e kuqe rrojnë disa muaj; që të zgjasë sa më shumë, duhet të jetoni patjetër në një vend me klimë subtropikale. Megjithatë, në janar mund ta zhvendosni lulen nga vazoja në kopsht dhe të lejoni ndryshimet klimatike dhe të dritës, të veprojnë mbi të.

Sipas specialistes së kësaj bime, kjo lule pranon si ambientin e brendshëm, edhe atë të jashtëm. Ajo tha se mund të mbahet në një vazo brenda ambientit të shtëpisë, por mund të kultivohet edhe jashtë saj.

 

 

 

living