Disfata ndaj Dinamos, trajneri i Elbasanit i zhgënjyer: Nuk funksionoi asgjë

0
76

Roberto Bordin, numri një i stolit të Elbasanit, u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 0-5 ndaj Dinamos.

“Sot nuk ka funksionuar asnjë gjë, që nga minuta e parë kemi vuajtur shumë. I kërkoj ndjesë tifozëve, klubit, nuk kam fjalë për këtë performancë. Duhet të suportojmë këtë humbje, duhet të punojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës.

Duhet karakter, të reagosh, pasi edhe të pësojsh nuk duhet të luash ashtu. I thashë skuadrës që mund të humbësh, por jo në këtë mënyrë, vetëm në këtë mënyrë jo. Edhe kur humbet skuadra duhet të jetë e përqendruar. Edhe pse në një humbje duhet të tregohesh korrekt”, tha