Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit të cilët sot hyjnë në ditën e 10-të të grevës së urisë.
Sipas mjekëve tre prej tyre kanë pasur agravim të shëndetit dhe duhet të shkojnë në spitalin e Ballshit por ata kanë refuzuar.
Kështu që kontrollet shëndetësore po kryhen brenda ambienteve të qendrës ku naftëtarët po zhvillojnë grevën e urisë.
Por sot në mëngjes punonjësi i Rafinerisë së Ballshit, Pirro Hoxhara ka pasur tension të lartë dhe u dërgua në spital për të marrë mjekim më të specializuar.
Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj deklaroi se grevisti i larguar do të zëvendësohet.
“E theksoj, këtu ka dritë jeshile nuk është çdo gjë e zezë. Është ndërmarrje fitimprurëse, por hyjnë e largohen operatorë që falimentojnë. Nuk falimenton rafineria. Ata e dinë ndaj e hedhin topin nga një anë në tjetrën. Por ata tallen me ne”
Ora news