Rrjeti i Avokatëve Ndërkombëtarë në Mbrojtje të Punëtorëve i ka dërguar një letër kryeministri Rama dhe prsidentit Meta në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve.
Rrjeti i përbërë nga 500 avokatë nga 60 vende të ndryshme të botës, ta thënë se “mos pagimi i pagave bie ndesh me kontratën kolektive, me Kodin e Punës si dhe me konventat e ratifikuara nga qeveria shqiptare në vitin 2001. Edhe në rast të shpalljes së falimentit nga kompania, sipas konventave janë punëtorët në listën e aktorëve që dëmshpërblehen të parët”.
Sakaq ata kanë theksuar se nuk ka arsye se përde të vonohet pagesa e pagave të prapambetura.
Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e 20 të grevës, teksa vetëm në ditën e 16 burrat grevistë u zëvendësuan nga gratë. Gjendja shëndetësore e tyre nuk paraqitet mjaft e mirë, pasi kanë shfaqur shenjat e para të stresit.
![](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2020/10/8bf4b3fc-3c90-4708-a2fb-8484cee6337c.jpg)
![](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2020/10/36f76fd5-1fe9-4ece-adc1-529267ba7726.jpg)