Dita e 24 e grevës së urisë/Rëndohet situata psikologjike, një nga naftëtaret tenton vetëvrasjen me prerje damarësh

0
253

Vijon të rëndohet situata shëndetësore dhe ajo psikogjike e naftëtareve greviste në Ballsh të cilat kanë hyrë në ditën e 24 të grevës së urisë.

Mësohet se një nga grevistet ka tentuar mbrëmë të presë damarët por e kanë penguar shoqet.

Bëhet fjalë për Mimoza Muhametaj, me 36 vite punë në uzinën e Ballshit.

Grate pohojnë se janë të pa shpresa dhe sipas tyre shteti i ka braktisur.

Kritika shprehin edhe për presidentin Meta, i cili ishte një ditë më parë në Bylis.

“Nuk erdhi të paktën të shikonte gjendjen tonë”.

Një tjeter greviste tregon se ka për të kryer një operacion që kushton 10 milion lekë, shumë që nuk e ka. Gruaja është rikthyer në grevë sërish.

Presidenti Ilir Meta apeloi edhe njëherë qeverinë Rama për tu ulur në dialog me grevistet naftëtare në Ballsh.

Duke folur nga Fieri, Meta tha se kjo qeveri çnjerëzore do të marrë dënimin e merituar në 25 prill dhe e kujtoi qeverinë se do të jetë përgjegjëse për shëndetin dhe jetën e naftëtarëve.

Meta: E vetmja zgjidhje që mund të bëhet është shpërndarja e parlamentit dhe shpërndarja e qeverisë për të zgjidhur një problem mjaft të agravuar social. Por nuk mendoj se është ky momenti për ti dhënë përgjigjen e merituar një qeverie çnjerëzore. Aq më tepër kur rëndohet shëndeti i grave dhe gjithë grevistëve. Korrupsioni pa fre dhe mungesa e përgjegjësisë ndaj jetës së njerëzve dhe problemeve të tyre është një dimension i përditshëm i kësaj qeverie dhe presidenti për të gjithë neglizhencën që bëhet jo vetëm grave naftëtare, jo vetëm naftëtarëve, jo vetëm minatorëve, jo vetëm gjithë shpresave më të përvuajtura të shoqërisë sonë të cilat kanë kontribuar kaq shumë për zhvillimin e ekonomisë, zhvillimin e vendit, Presidenti do të gjejë kohën e duhur për ti dhënë përgjigjen e duhur së bashku me gjithë popullin shqiptar. Megjithatë unë shpresoj që të ketë një dialog sa më parë të jetë e mundur, humbja e jetës apo shëndeti i çdo qytetari apo qytetareje do të ishte një përgjegjësi tepër e rëndë e qeverisë aktuale, në veçanti e Kryeministrit.